Categories
Lajmet

[:sq]Besiana Galani nga Peja fituese e U-14 në Prizren[:]

[:sq][:]

[:sq]Tenistja e talentuar nga Peja, Besiana Galani triumfoi në turneun U-14 për femra që u mbajt në Prizren. Besiana tregoi lojëra mjaft të mira gjatë tërë turneut dhe arriti të triumfoi me plotë meritë. Në takimet kryesore të turneut në ato gjysmëfinale u takuan Anita Jovanovic dhe Marija Djordjevic, të dyja nga Gracanica. Në finale u plasua Anita që fitoi me rezultat 6:3. Në takimin tjetër gjysëmfinal Besiana Galani ishte më e mirë se Aleksandra Dimitrijevic nga Gracanica me rezultat 6:1. Takimi final ndërmjet Besiana Galanit nga Peja dhe Anita Jovanovic nga Gracanica ishte një takim mjaft i bukur dhe i fortë ku të dyja tenistet e reja treguan lojë mjaft të bukur dhe goditje të forta dhe precize. Në momentet vendimtare Besiana u tregua më e përqendruar dhe triumfoi me rezultat 6:4. Në këtë turne që u organizua nga klubi i tenisit Prizreni morrin pjesë 16 teniste të reja nga Peja, Gjakova dhe Gracanica. Organizatori ndau shpërblime modeste për më të mirët.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.