Categories
Lajmet

[:sq]Bajraliu mbrojti titullin në Dielli TEB Open 2017[:]

[:sq][:]

[:sq]Tenisti prishtinas ka fituar për herë të tretë në turneun më të njohur të tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open 2017.
Granit Bajraliu ka shkruajtur për herë të tretë emrin e tij në mesin e 16 fituesve të turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2017. Ai në finale ka mposhtur tenistin prizrenas, Burim Bytyqi në tre sete me rezultatin 6:3, 4:6, 6:1.
Dueli ishte mjaft interesante me pikë që zgjatnin ndonëse u zhvillua në një kohë shumë të nxehtë.
Dy tenistët ofruan lojën e tyre më të mirë, por ishte Bajraliu ai që në fund ngriti kupën e kampionit, deri sa Bytyqi në setin e tretë pësoi edhe një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë.
Në duelet e kombinuara, triumfoi dyshja Diell Mehmeti dhe Tim Roetman.

Fotot mund ti gjeni KETU

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.