Categories
Lajmet

[:sq]Arbenita Maliqi triumfon ne “Kosova Ladies Open 2010”[:]

[:sq][:]

[:sq]Në Prishtinë përfundoi turneu i tenisit “Kosova Ladies Open 2010” që u mbajt në terenet e klubit të tenisit Prishtina. Fitues doli tenistja 20 vjeqare që jeton në Zvicër Arbenita Maliqi që në finale triumfoi ndaj Nertila Gashit me rezultat 5:7, 6:1, 6:1. Seti i parë kishte një rrjedh interesante dhe lojë të fortë nga të dyja tenistet ku Nertila u gjend më mirë dhe e fitoi setin e parë 7:5. Por, në vazhdim Arbenita u këndell dhe me një lojë të bukur arriti të i fitoj i fitoi në vazhdim të dy setet me rezultat 6:1 dhe të triumfoi në turneun “Kosova Ladies Open 2010” që pritet të jetë tradicional. U mbajt edhe finalja ne çifte ku Arbenita Maliqi dhe Fitore Morina që ishin më të mira se Jeta Haxhishabani dhe Ardita Maliqit Turneun u mbështet nga Departamenti i Sportit të Kosovës dhe u organizua nga Klubi i tenisit Prishtina.

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.