Categories
Lajmet

[:sq]12&U Tennis Europe Winter Cups by HEAD vajzat[:]

[:sq][:]

[:sq]Nga 29 deri me 31 janar ne Neudorfl të Austrisë është mbajtur turneu kualifikues Winter Cup 2016 në grupmoshën U-12 për vajza ku në mesin e 8 ekipeve përfaqësuese për herë të parë morri pjesë edhe reprezentacioni i Kosovës.
Në Zonën A në Neudorfl përveç Kosovës morren pjesë edhe nikoqiri Austria si dhe Britania e Madhe, Hungaria, Polonia, Zvicra,Sllovakia dhe Bosna & Hercegovina.
Kosova në këtë turne u paraqit në përbërje: Aja Broqi , Forta Morina dhe Vesa Gjinaj ndërsa trajner i Përfaqësueses ishte Kreshnik Arifi.
Turneu në Nedorfl ishte paraqitja e parë zyrtare e ndonjë ekipi përfaqësues kosovar në tenis dhe eksperienca e parë e vajzave kosovare në një turne të një niveli kaq të lartë.
Ekipi kosovar në Neudorfl zhvilloi 3 meçe: kundër Sllovakisë , Polonisë dhe Bosnës & Hercegovinës ku vajzat kosovare i humben të trija takimet por dëshmuan që me një punë më serioze dhe me krijimin e kushteve infrastrukturore ato në një të ardhme të afërt mund të jenë konkurente serioze ekipeve nga rajoni.
Fotot mund ti gjeni ne linkun:

[:]

Leave a Reply

Your email address will not be published.