Turneu ‘Tennis Park U16’ i mbajtur në Shkup

  • Pri 12, 2021

Në turneun e Maqedonisë së Veriut ‘Tennis Park U16’ i mbajtur në Shkup gjatë datave 10-11 Prill, nga Kosova morën pjesë Forta Morina dhe Arbin Koro.

Forta Morina pas dy fitoreve u kualifikua në gjysëmfinale dhe përfundoi në vendin e tretë të këtij turneu, duke u mposhtur në gjysëmfinale pas një loje të gjatë me rezultat 4-6 6-2 3-6.

Gjithashtu tenisti Arbin Koro ka treguar rezultate të mira duke u kualifikuar në qerekfinale pas dy fitoreve.

I urojmë tenistët tanë për rezultatet e arritura duke i’u uruar suksese në turnet e radhës!

Share this post