Turneu i Junioreve U-14 ne Prizren

  • Maj 16, 2012

Meldin Mustafi, tenisti 14 vjeçar nga Prizreni është fitues i turneut të kategorisë së juniorëve deri në moshën 14 vjeçare që u mbajt në Prizren. Në turne morrin pjesë 14 tenistë të rinj. Tenisti prizrenas dominoi në këtë turne. Mustafi në gjiron e parë ishte i lirë. Në çerekfinale ishte më i mirë se Lazar Kostic nga Graçanica me rezultat 6:1, ndërsa në gjysmëfinale më i mirë se tenisti pejan Benjamen Galani të cilin e mposhti me rezultat 6:2. Në finale Mustafi u takua me tenistin e ri nga Gjakova, Art Baruti i cili në gjysmëfinale ishte më i mirë se Nikola Cosic nga Graçanica me rezultat 6:3. Finalja në mes të Meldin Mustafit nga Prizreni dhe Art Barutit nga Gjakova ishte një sfidë e fortë me plotë emocione. Në fillim Mustafi tregoi një lojë të mrekullueshme dhe udhëhoqi 7:1 me gema por Baruti bëri kthim në lojën e tij duke e ngushtuar rezultatin në 8:6. Por në gemin tjetër Mustafi mblodhi forcë dhe e fitoi titullin e parë në karrierë duke e përmbyllur takimin me rezultat 9:6. KT”Prizreni” për më të mirët ndau shpërblime dhe mirënjohje.

Share this post