Takimet e Drejtorit për zhvillim nga ITF, Vitor Cabral.

  • Nën 09, 2022

➤Në vizitën e tij të dytë në Kosovë, përfaqësuesi i lartë i ITF, z. Vitor Cabral, së bashku me kryetarin e FTK-së, Jeton Hadërgjonaj, nënkryetaren Blerina Mati dhe ish-Kryetarin e FTK-së Shkëlzen Domi, fillimisht u pritën në zyret e KOK-ut.

Në takim u diskutua rreth projekteve të përbashkëta të KOK-ut me FTK-në, që lidhen me organizimet e kurseve ndërkombëtare për trajner. U diskutua dhe për përmirësimin e infrastrukturës së tenisit.

➤Në takimin e dytë me MKRS-në, Zv. Ministrja Daulina Osmani e informoi z. Cabral me punën që po bëhet në politikat e sportit në Kosovë dhe në hartimin për herë të parë të Strategjisë së Sportit dhe të Koncept Dokumentit për Sport.

Si pika kryesore do të jenë ndër të tjera edhe infrastruktura sportive dhe sporti në shkolla, Federata e Tenisit dhe projektet e tereneve të tenisit e sidomos ato të mbuluara janë prioritet i MKRS-së.

➤Komuna premtoi që do të përkrah projektet infrastrukturore të tenisit për t’i dhënë mundësi tenistëve zhvillimin e aktivitetit për 12 muaj.

Poashtu nënkryetari i Komunës z. Alban Zogaj na informoi që komuna do të rregulloj sistemin e ujit dhe të kanalizimit për terenet e tenisit.

➤Si përfundim z. Vitor Cabral dhe udhëheqësit e FTK-së u pritën nga KT Prishtina.

Share this post