Suhareka në muajin mars me klub tenisi

  • Dhj 16, 2022

Presidenti i FTK-së, Jeton Hadërgjonaj vizitoi Komunën e Suharekës ku u takua me znj, Lorika Gashi, Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport me të cilën biseduan për zhvillimin e sportit të tenisit në Suharekë.

Presidenti Hadërgjonaj u uroj Drejtoreshën për sukseset e sportistëve nga Suhareka përkatësishrt të KF “Ballkani” dhe KB “Golden Eagle Ylli” si dhe Komunën e Suharekës për pamjen e re e të bukur të qytetit të Suharekës, që duhen të jenë shembull për të tjerët për organizim dhe menaxhim.

Ai më tej kërkoi që dy terenet e tenisit në Suharekë që nuk i plotësojnë standardet e kërkuara të zgjerohen për disa metra në fillim të vitit tjetër duke ditur se në muajin mars Suhareka do të e ketë për herë të parë të regjistruar Klubin e Tenisit “Suhareka” që do të jetë pjesë e FTK-së. Poashtu kërkoi që së bashku të bëhet sa më shumë për tenisn me karroca pasi që në këtë komunë ka interesim të madh për këtë kategori.

Drejtoresha Gashi premoi se Komuna e Suharekës do të bëjë gjithëçka për të siguruar kushte sa më të mira për sportistët dhe fëmijës e kësaj komune. Ajo theksoi se edhe një terren i ri i tenisit është duke u ndërtuar në shkollën e fshatit Gjinoc dhe do të jetë gati në fillim të vitit tjetër.

Share this post