Sot Kryetari i komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj, së bashku me Drejtorin e Kulturës, Adem Morina pritën në takim z. Vitor Cabral, Drejtor për Zhvillim në Federatën ndërkombëtare të Tenisit (ITF) së bashku me z. Jeton Hadergjonaj, President i FTK-së, Blerina Mati, Nënkryetare e FTK-së dhe Naim Shehu Selektor i Perfaqësueses së Tenisit të Kosovës.

  • Tet 26, 2022

Qëllimi vizites është zhvillimi i sportit të tenisit, me theks te veçantë , infrastrukturën e Tenisit në Kosovë.

Në Prizren së shpejti do të mbulohen dy terene të tenisit me qëllim që tenistët të kenë mundesi të zhvillojnë aktivitetin e tyre gjatë tërë vitit. Projekti tashmë është dërguar pranë MKRS-së dhe së shpejti do të filloj të implementohet. Kryetari Totaj premtoi se Komuna së shpejti do të ndaj parcelën për ndërtimin e kompleksit të tereneve moderne të tenisit pasi që tenistët prizrenas dhe jo vetëm, me rezultatet e tyre, meritojnë një ambient të tillë për zhvillimin e aktiviteteve të Tenisit.

Share this post