Rishpallet konkursi per poziten “Komisioner i Garave”[:sr]Rishpallet konkursi per poziten “Komisioner i Garave”

  • Kor 26, 2019

26 Korrik 2019

Rishpallet konkursi për pozitën “Komisioner i Garave”

Pozita

Komisioner i garave

Detyrat dhe përgjegjësitë

– Ndërvepron me klubet për të përpiluar kalendarin e turneve, si dhe vlerëson aplikacionet për të mbajtur turne;

– Ndërvepron me organizatorët e turneut rreth gjerave te nevojshme për organizimin e turneve të javëve në vijim (afatet, fletushkat, mbikëqyrësit, pajisjet, pyetësorët, etj.);

– Vlerëson organizimin e turneve dhe përmbajtjes së rregulloreve gjegjëse;

– Kujdeset për promovimin e turneve në Kosovë dhe lajmet e rezultateve nga to;

– Përgjegjës për certifikim lojtarësh dhe regjistrimet në databazën e lojtarëve, turneve dhe rezultateve;

– Përgjegjës për përcjellje dhe evidentim të rezultateve të tenistëve kosovarë jashtë Kosovës;

– Përgjegjës për gjenerimin dhe publikimin e rankingut javor;

– Kujdeset për publicistikën rreth lajmeve nga turnetë ATP/WTA;

– Ndihmon ngusht Sekretarin me logjistikë dhe çështje të tjera të përfaqësueseve;

– Detyra të tjera administrative siç mund t’i caktohen nga Sekretari ose Bordi i Federatës.

Kushtet specifike

– Ditët dhe fundjavët në të cilat mbahen turne nën ombrellën e Federatës, janë ditë obligative të punës.

– Rankingu zyrtar publikohet çdo të martë.

Orari

I plotë dhe fleksibil, mirëpo në përputhje me kushtet specifike.

Kompensimi

Në muaj: €300 neto

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese duke specifikuar njohuritë e tyre rreth sportit të tenisit në email adresën federation@tenniskosova.com.

Konkursi mbetet i hapur deri më 09 gusht 2019.

Share this post