REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM, ARLINDA RUSHITI FINALISTE NË ITF WORLD TENNIS TOUR, MONASTIR 25K

  • Jan 13, 2022

Gjatë datave 3-9 janar 2022 është mbajtur turneu i nivelit botëror ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ W25 Monastir i cili u mbajt në Tunizi.

Tenistja, Arlinda Rushiti ka pasur një paraqitje shumë të mirë duke arritur në finale të këtij turneu pas një rrugëtimi të gjatë nga kualifikimet, në finale Rushiti u mposht nga rusja, Irina Khromacheva pas një ndeshjeje në tre sete 1-6 6-4 7-5.

Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm i arritur nga Arlinda Rushiti dhe më i madhi nga tenistet femra shqiptare e nga Kosova.

Kujtojmë se tenistja kosovare, Arlinda Rushiti që jeton në Zvicër, është tenistja që i ka sjellur më së shumti fitore Kosovës në Kampionatin Botëror për femra, Billie Jean King Cup.

Shumë urime Arlinda dhe shumë suksese!

Share this post