Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Edhe në komunën e Rahovecit po ndërtohet një fushë e tenisit e cila është në punim e sipër, investim i cili po bëhet nga komuna e Rahovecit, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në vizitë për ta parë gjendjen nga afër ishte edhe kryetari i FTK-së Jeton Hadergjonaj, i cili u takua me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, Znj. Bjondina Kleqka dhe ish tenistin Edin Shtavica
Drejtoresha Kleqka kërkoi ndihmë për finalizimin e këtij projekti përmes Federatës te Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.