Perfaqesues te FTK u takuan sot me perfaqesues nga “Cherry Sport”

  • Shk 24, 2020

24 Shkurt 2020


Sot perfaqesues Federates se Tenisit te Kosoves u takun me perfaqesues nga “ Cherry sport & Cherry Cup Skopje”, nje qender kjo per edukim dhe zhvillim te sportit te tenisit ne Maqedoni.


Ne takim u prezantua puna e “Cherry Sport” dhe u diskutua rreth mundesise per bashkepunim drejte zhvillimit te sportit te tenisit specifikisht per moshat e reja ROG. Krahas saj u diskutua per mundesine e organizimit ten je turneu minitenis “Cherry Cup Prishtina” per promovimin e sportit, krahas atyre qe mbahen ne Maqedoni dhe Beograd.


Nder te tjerash e rendesishme ishte edhe mundesia per realizmin e nje projekti zhvillimor 3 deri 5 vjecar si dhe mundesine per jetesimin e nje projekti te tille ne kushtet aktuale ne te cilat gjendet tenisi ne Kosove.
Detajet e ketij takimi do te i’u prezantohen edhe klubeve ne takimin konsulativ qe pritet te mbahet me 07 Mars, ku do ti mirepresim edhe qendrimet e klubeve rreth ketij bashkepunimi te mundshem.

Share this post