‘Nxitja e rritjes përmes inovacioneve digjitale’

  • Pri 30, 2021

Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka mbajtur takim online me temë ‘Nxitja e rritjes përmes inovacioneve digjitale’Në këtë takim të mbajtur nga ITF kanë marrë pjesë përfaqësues nga federata nacionale të tenisit në botë si dhe nga ITF. Nga Federata e Tenisit e Kosovës kanë marrë pjesë sekretarja e përgjithshme Fjolla Ibishi si dhe komisarja e garave Blearta S. Ukehaxhaj .

Në këtë takim u shpalos plani strategjik i zhvillimit i ITF për ciklin 2021-2024, projektet digjitale ndër ta edhe World Tennis Number, strategjia e ngritjes së numrit të trajnereve femra si dhe përfshirja e njerëzve në tenis pa dallime.

Share this post