Melos Nallbani dhe Aja Broqi triumfuan ne turneun Prizreni Open U12

  • Tet 22, 2017

Të shtunen dhe të dielen Kt Prizreni organizoi turneun U-12 për djem dhe vajza. Turneu u zhvillua ne një frymë të vertëtë sportive dhe miqësore. Pati takime interesante dhe të bukura për sy. Dy gjysmëfinale interesante u zhvilluan te djemt sidomos takimi Melos Nallbani(Pejë) – Arbin Koro(Prizren) ku pas një loje interesante fitoi përvoja e Melosit 6:4,6:3. Ne takimin tjeter Drinor Shamolli(Prishtinë) mposhti Jon Jakupin(Rilindja)6:1,6:4. Ne finale Melosi mposhti Drinorin 6:1,6:4.
Te vajzat ne finale ashtu i pritej u plasuan Aja Broqi(Pejë) dhe Forta Morina(Rilindja).
Ne gjysmëfinale Aja mposhti Rrona Goranin(Sporek) 6:2,6:4 ndersa Forta ishte më e mirë se Rita Miftari 6:1,6:0. Finalja ishte e barabartë, tejet interesante, me kthesa në rezultat dhe ne fund triumfoi Aja 7:6,7:5.
Faliminderit prindërve për atmosferën dhe Sami Ukëhaxhajt me familje qe kishin ardhë enkas per finalet.

Fotot nga turneu: KLIKO

Share this post