Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Terenet e tenisit të ndërtuara në Taukbashqe 9 vite më parë nuk kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë klubet e tenisit të komunës së Prishtinës dhe tenistët prishtinas.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes tre-palëshe në mes FTK-së, Komunës së Prishtinës dhe Ndërmarrjes Publike Lokale “Sport Marketing” ShA për dhënien në shfrytëzim fushat e tenisit në Taukbashqe. FTK sot ka nënshkruar marrëveshje me klubin e tenisit “Prishtina” dhe klubin e tenisit “DielliX” për dhënien në shfrytëzim të këtyre fushave, dy fusha për klub.
Në këtë ceremoni të nënshkrimit morrën pjesë kryetari i FTK-së Jeton Hadergjonaj, kryetari i KT “Prishtina”, Agim Islami si dhe kryetari i KT “DielliX”, Shkelzen Domi.
Nga kjo ditë dy klubet më të vjetra të tenisit në Prishtinë e kanë shtëpinë e tyre dhe mund të zhvillojnë aktivitetet në këto terene meqë nuk kishin më herët.