LEARTA MUHARREMI DHE UNIK RAMADANI KAMPIONË TË KOSOVËS PËR VITIN 2022 NË KATEGORINË U12

  • Nën 09, 2022

Gjatë datave 29-30 Tetor 2022 është mbajtur turneu përmbyllës ‘Masters 2022’ për kategorinë U12 në të cilin u përballën tenistët më të mirë të kësaj kategorie për vajza dhe djem.

Te vajzat kampione doli Learta Muharremi, përderisa në vendin e dytë u rendit Nina Thaqi, ndërsa në vendin e tretë e të katërt dolën Erza Ajazaj dhe Uma Prekazi.

Te djemt kampion u shpall Unik Ramadani, në vend të dytë doli Erion Prizreni, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt u renditen Rron Ramadani e Lum Malazogu.

Urime të gjithë garuesve për paraqitjen e tyre në gara gjatë këtij viti, duke ju uruar edhe më shumë suksese në vitin e ardhshëm!

Share this post