KT PEJA KAMPION I KAMPIONATIT EKIPOR 2022

  • Tet 26, 2022

Ka përfunduar sot “KAMPIONATI EKIPOR 2022” i organizuar nga Federata e Tenisit e Kosovës në fushat e tenisit në Taukbashçe, Prishtinë.

Në finale te vajzat u përballën KT Peja dhe KT Sporek. Në ndeshjen e parë në single u takuan Blearta Ukëhaxhaj (KT Peja) dhe Rea Nuka (KT Sporek), mes të cilave fituese doli Blearta Ukëhaxhaj.

KT Peja fitoi dhe ndeshjen e dytë pasi në takimin mes Aja Broqit dhe Andra Byci, fituese doli tenistja Aja Broqi.

Në finale te meshkujt u përballën KT Peja dhe KT Rilindja. Në ndeshjen e parë në single u takuan Mal Agushi (KT Peja) dhe Granit Bajraliu (KT Rilindja), mes të cilëve fitues doli Mal Agushi.

Në ndeshjen e dytë në single fitues doli tenisti Shëndrit Deari nga KT Rilindja, pasi mposhti tenistin nga KT Peja, Melos Nallbani.

Kjo fitore e barazoi rezultatin e përgjithshën në 1-1.

Në ndeshjen vendimtare, në çifte, pas një loje mjaft interesante, duke mposhtur dyshen Granit Bajraliu dhe Shëndrit Deari, fitues dolën Mal Agushi dhe Melos Nallbani.

Shumë urime dhe shumë suksese fituesve!

Share this post