Kryetari Rexhepi po merr pjesë në Kuvendin Vjetor të ITF

  • Sht 27, 2019

27 Shtator 2019

Kryetari i Federatës z. Mejdi Rexhepi po merr pjesë në Kuvendin Vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit që po mbahet në Lisbonë, Portugali.

Ky kuvend i ITF-it është i një rëndësie të veçantë sepse është Kuvend zgjedhor për President dhe anëtarë të bordit të ITF, si dhe Kuvend ku pritet të miratohen reformat për Fed Cup.

Kosova në këtë ka të drejtën e një (1) vote si shtet më pak i avancuar në tenis, ndërsa shtetet më me ndikim kanë të drejtë dy (2) dhe maksimum tri (3) vota.

AGM 2019 ka filluar më 24 dhe do të zgjasë deri më 27 shtator 2019.

Share this post