Kryetari i FTK-së në takim me kryetarin e komunës së Gjilanit

  • Sht 20, 2022

Sot, kryetari i FTK-së z. Jeton Hadërgjonaj, është takuar me kryetarin e komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni.

Në këtë takim u diskutua rreth kërkesës së kryetarit të FTK-së për ndërtimin e tereneve të tenisit në këtë komunë.

Komuna e Gjilanit është ndër komunat që nuk ka klub të tenisit, andaj për ta bërë të mundur zhvillimin e sportit të tenisit në këtë komunë, Kryetari Hyseni premtoi ndërtimin e tereneve të kërkuara.

Share this post