Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Tenistet e Kosovës startuan Fed Cup 2018, në Tunizi, me fitore të shkëlqyeshme.
Pas një loje tejet të vështirë dhe me ndryshime të vazhdueshme të epërsisë, vajzat tona nga Kosova mposhtën Madagaskarin, e ranguar për 5 vende më lartë se Kosova, me rezultat 2:1 në meçe.
U desht që fituesi të përcaktohet pas ndeshjes në çifte, meqë dy ndeshjet e para ishin përfunduar me nga fitore për secilën palë.
Rezultatet:
Liridona Murati kd Manuela Robinson 2:6 6:4 2:6;
Arlinda Rushiti kd Iariniaina Tsantanion 6:1 6:2; dhe
Arlinda Rushiti / Blearta Ukëhaxhaj kd Manuela Robinson / Fitia Ravoniandro 7:6(5) 3:6 6:3.