Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Tenistet e përfaqësueses së Kosovës, të udhëhequra nga 19-vjeçarja Arlinda Rushiti e cila përmbysi rezultatin në meçin e saj individual, sot megjithëse humbën me rezultat të përgjithshëm prej 1:2 në meçe – bënë një paraqitje mjaft të mirë kundër Qipros.
Përballja u vendos në setin e tretë të meçit në çifte. Vashave tona, që kishin shpenzuar të gjithë forcën mendore dhe fizike për ta barazuar rezultatin 1:1 në sete, në setin e fundit iu mungoi përqendrimi dhe seti vendimtar u përmbyll shpejt me rezultat 6:1 për qipriotet.
Nesër, më 19 prill, Kosova zhvillon përballjen e fundit në grup kundër Algjerisë.