Kosova në grupin e dytë më të fortë të Billie Jean King Cup

  • Dhj 16, 2022

Pas suksesit të madh të arritur në Billie Jean King Cup të këtij viti që u mbajt në Shkup, ku përfaqësuesja e Kosovës në Tenis pasi që i fitoj të gjitha tre takimet në grup për herë të parë u plasua në play-off për të u kualifukuar në një nivel më të lartë të këtij kompeticioni që njihet ndryshe edhe si Kampionati Botëror në Tenis. Në këtë përballje Kosova u mund nga Maqedonia e Veriut.

Pas rikonsntruktimit të përgjithshëm të BJC Cup nga ana e Bordit të ITF, Kosova do të jetë në Grupin e dytë të zonës Europa/Afrika. Kjo ndarje është bërë në bazë të rangimit të shteteve ku Kosova gjendet në vendin e 76 duke lënë prapa shumë nga shtetet e forta europiane në tenis.

Në vitin 2023 përballjet e Kosovës në BJC Cup do të jenë shumë sfiduese për vashat tona ku do të përballen më disa nga tenistet më të mira në botë

Share this post