Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Janë zhvilluar sot ndeshjet e dyta të Kampionatit Botëror të Tenisit “Davis Cup”. Në përballje me Andorën, edhe pse shumë afër, Kosova nuk arriti të siguronte fitoren.
Në ndeshjen e parë, Vullnet Tashi mposhti tenistin Eric Cervos Noguerme me rezultat 6:1 6:1.
Në ndeshjen e dytë, tenisti Jasin Jakupi kishte mundësinë që të siguronte fitoren e ekipit pasi kishte një Match Point, por ja që fitorja i iku nga dora tenistit tonë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 7:6(3) 6:7(5) 2:6, në favor të Damien Gelabert.
Së fundmi, në çifte, dyshja Vullnet Tashi / Fresk Sylhasi u mposhtën me rezultat 6:2 6:7(7) 4:6 nga dyshja Eric Cervos Noguer / Damien Gelabert.
Ndeshjet përfunduan me rezultatin 1:2.
I përgëzojmë për performancën tenistët tanë, duke marrë parasysh dhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Baku të Azerbajxhanit!
Nesër, Kosova do përballet me Azerbajxhanin.
I urojmë suksese!