Kosova mposht edhe Islandën në Fed Cup

  • Pri 24, 2016

Tenistet kosovare si duket ia kanë marrë dorën fitoreve në Fed Cup që po zhvillohet në Ulqin. Pas fitorës së parë historike ndaj Mozambikut ato mposhtën këtë herë një përfaqësuese nga Europa. Kosova ishte më e mirë se Islanda me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Arlinda Rushiti, tenistja 17 vjeqare që po tregon një talent shumë të lartë dhe formë shumë të mirë e demoloi kundërshtarën nga Islanda, Anna Soffia Gronholm me rezultat 6:0, 6:0 duke e kaluar Kosovën në epërsi 1:0.
Në takimin e dytë tenistja jonë, Edita Raca pësoi humbje të ngushtë 2:1 në sete ndaj Hera Brynjarsdottir me rezultat 2:6, 7:6, 2:6.
Fitoren Kosovës me rezultat të përgjithshëm 2:1 ia solli dyshja Arlinda Rushiti dhe Edita Raca që ishin më të mira se dyshja nga Islanda me rezultat 2:0 në sete apo 6:3, 6:4
Me dy fitore ndaj Mozambikut dhe Islandës, Kosova përmbyll me mjaft sukses paraqitjen e parë në Fed Cup që u mbajt në Ulqin në kuadër të Grupit III të Zonës të Europës dhe Afrikës duke zënë vendin e 13 nga 17 ekipe pjesëmarrëse. Kosova në Fed Cup 2016 i arriti keto rezultate:
Kosova – Mali i Zi 0:3
Kosova – Norvegjia 0:3
Kosova – Maroko 1:2
Kosova – Mozambiku 3:0
Kosova – Islanda 2:1 Fotot:

Share this post