KONKURS për pozitën Komisioner i garave[:sr]KONKURS për pozitën Komisioner i garave

  • Kor 02, 2019

02 Korrik 2019

KONKURS

Federata e Tenisit e Kosovës hap konkurs për pozitën:
Komisioner i garave

Detyrat dhe përgjegjësitë

– Ndërvepron me klubet për të përpiluar kalendarin e turneve, si dhe vlerëson aplikacionet për të mbajtur turne;
– Ndërvepron me organizatorët e turneut rreth gjerave te nevojshme për organizimin e turneve të javëve në vijim (afatet, fletushkat, mbikëqyrësit, pajisjet, pyetësorët, etj.);
– Vlerëson organizimin e turneve dhe përmbajtjes së rregulloreve gjegjëse;
– Kujdeset për promovimin e turneve në Kosovë dhe lajmet e rezultateve nga to;
– Përgjegjës për certifikim lojtarësh dhe regjistrimet në databazën e lojtarëve, turneve dhe rezultateve;
– Përgjegjës për përcjellje dhe evidentim të rezultateve të tenistëve kosovarë jashtë Kosovës;
– Përgjegjës për gjenerimin dhe publikimin e rankingut javor;
– Kujdeset për publicistikën rreth lajmeve nga turnetë ATP/WTA;
– Ndihmon ngusht Sekretarin me logjistikë dhe çështje të tjera të përfaqësueseve;
– Detyra të tjera administrative siç mund t’i caktohen nga Sekretari ose Bordi i Federatës.

Kushtet specifike
– Ditët dhe fundjavët në të cilat mbahen turne nën ombrellën e Federatës, janë ditë obligative të punës.
– Rankingu zyrtar publikohet çdo të martë.

Orari
I plotë dhe fleksibil, mirëpo në përputhje me kushtet specifike.

Kompensimi
Në muaj: €300 neto

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe letrën motivuese në email adresën federation@tenniskosova.com

Konkursi mbetet i hapur deri më 20 korrik 2019.

Share this post