Kongresi Botëror i Shëndetit, Sportit dhe Turizmit Alternativ HESTOUREX

  • Pri 07, 2021

Gjatë datave 20-22 maj 2021 do të mbahet edicioni i 4-të i Kongresit Botëror të Shëndetit, Sportit dhe Turizmit Alternativ HESTOUREX, i cili do të mbahet në Anatlia të Turqisë.

Nga Kosova do të marrin pjesë kryetari i FTK-së Jeton Hadergjonaj si dhe drejtori për zhvillim të tenisit Shkelzen A. Domi, të cilët e kanë pranuar ftesën nga Federata e Tenisit të Turqisë.

Pjesëmarrja në këtë kongres do të jetë një mundësi e mirë e promovimit të Federatës së Tenisit të Kosovës, duke marrë parasysh se pjesëmarrës në këtë kongres do të jenë figura të rëndësishme jo vetëm të sportit por edhe të lëmive të tjera.

Share this post