Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
11 Gusht 2020
Kanë përfunduar finalet e djemve të grupmoshës U12 dhe U14 të turneut “ Mjeshtri&Rilindja Juniors 2020” organizuar nga K.T. Rlindja në bashkëpunim me Mjeshtrin dhe FTK-në.
Sot në finalen e djemve të grupmoshës U12 u ndeshën tenistët Salidin Rama dhe Yll Smakolli. Rama nga K.T. Kalaja mbizotëroi në rezultat 6:2 6:3 duke zënë vendin e parë në kategori.
Në U14 në finale u ndeshën Filip Paviç kd Baton Haxhiu. Filip Paviç pas një loje shumë të fortë me Baton Haxhiun arriti të mposhtë kundërshtarin me rezultat 6:0 3:6 6:1.
Përveç garave për U12 dhe U14 sot u mbajtën edhe garat e kategorisë U16 për djem, ndërkaq në mungesë të paraqitjeve të vajzave turneu U16 për vajza është anuluar.
Në gjysmëfinalen e djemve u ndeshën:
Melos Nallbani kd Fresk Sylhasi 6:2 7:5
Drinor Shamolli kd Jon Jakupi 7-6(4) 6:3
Finalja e U16 ndërmjet Melos Nallbanit dhe Drinor Shamollit do të zhvillohet nesër nga ora 16:30.
Nesër duke filluar nga ora 18:00 nisin edhe garat e Veteranëve.
Rezultatet, shortet dhe oraret e plota mund t’i gjeni në portalin courthive përmes linkut: