Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
08 maj 2019
Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me ITF dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) sivjet do të organizojë kampin për certifikim të trajnerëve të tenisit me ligjërues z. Vitor Cabral, Zyrtar i ITF/Tennis Europe për Zhvillim për Evropë.
Pjesëmarrësit që suksesshëm kalojnë kursin do të pajisen me certifikatën e trajnerëve “ITF Coach Level 1”.
Kursi do të mbahet me 8-21 shtator, çdo ditë. Agjenda do të jetë tejet e ngjeshur dhe pjesëmarrësit që mungojnë nuk do të mund të certifikohen.
Çmimet për pjesëmarrje janë €100 për person, mirëpo në kuadër të strategjisë për angazhimin e sa më shumë trajnereve femra në tenis për to zbatohen zbritje, andaj çmimet për pjesëmarrje janë:
– Meshkujt 100 EUR; dhe
– Femrat 50 EUR.
Pagesa bëhet në dy këste:
1) 50% e çmimit deri më 31 maj 2019; dhe
2) 50% me fillimin e kursit.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20, andaj në listë do të hyjnë vetëm 20 kandidatët të cilët brenda afatit të caktuar e paguajnë këstin e parë.
Për detajet e tjera rreth kampit (si p.sh. lokacioni, etj.) do të bëhen njoftime të veçanta kur ato të detajizohen.
#Level1course #InternationalTennisFederation #KosovoNationalOlympicComittee #FederataeTenisiteKosoves