Ka përfunduar workshopi online me trajnerë

  • Maj 16, 2021

Ka përfunduar workshopi online me trajnerë i cili është mbajtur tri ditë, në këtë workshop kanë marrë pjesë edhe prindër të tenistëve të cilët kanë një rol mjaftë të rëndësishëm në zhvillimin e tenistëve.

Ligjërues në këtë workshop kanë qenë ditën e parë Shkelzen A. Domi, ditën e dytë Lorik Haxhishabani dhe në ditën e tretë Arian Ibrahimi.

Gjatë këtij workshopi janë ndar informacione të rëndësishme nga Konferenca Botërore e Tenisit, ku trajnerë me eksperienca me top lojtarë të rangut botëror kanë ndar eksperiencat e tyre me fokus të veçantë përgatitjen mentale.

I falenderojmë trajnerët tanë për angazhimin dhe të gjithë pjesëmarrësit!

Share this post