ITF World Participation Conference

  • Qer 14, 2021

Federata Ndërkombëtare e Tenisit do të mbaj ITF World Participation Conference e cila do të fillojë më 12 Korrik e do të zgjasë për tri ditë rresht deri më 14 Korrik 2021 e cila do të mbahet online dhe është e qasshme në tri gjuhë të ndryshme, në gjuhën angleze, frënge dhe spanjolle.

Kjo konferencë do t’i bashkojë ekspert nga e gjithë bota për të trajtuar tema të rëndësishme, me fokus të veçantë se si ta ngrisim pjesëmarrjen e njerëzve në tenis dhe ne sport në përgjithësi.

Regjistrimin në këtë konferencë mund ta bëni përmes platformes ITF Academy dhe kushton USD 9.95.

Share this post