ITF/Tennis Europe Training Camp for players U12 & Development Championship for players U14

  • Mar 16, 2017

Gjatë 10 diteve te kaluara Përfaqësueset U-12 dhe U-14 të Kosovës në tenis qëndruan në Antalia ku morren pjesë kampin e organizuar nga Tennis Europe dhe ITF e poashtu ishin pjesëmarrës në turnetë e organizuara në kategoritë përkatëse.
Përfaqësuesja e U-12 përbëhej nga Melos Nallbani, Forta Morina dhe trajneri Osman Reçica ndërsa pjesë e ekipit Përfaqësues U-14 ishin Vesa Gjinaj, Aja Broqi, Bleron Ukëhaxhaj, Fresk Sylhasi të drejtuar nga trajneri Sami Ukëhaxhaj.
Puna e Përfaqësueses U-14 në Antalia është koncentruar më shumë në kampin stërvitor ku ligjëruan trajnerë të dëshmuar nga Rajoni dhe Evropa e nuk munguan as rezultatet e mira në turne.
Në anën tjetër Përfaqësuesja U-12 morri pjesë edhe në turneun zyrtar GD Cup të organizuar nga ITF e vlen të ceket që Melos Nallbani në xhiron e parë mposhti tenistin vendas Kaan Akdogan e me pas u ndal nga bartësi i parë dhe favoriti kryesor letonezi Artjoms Afanasjevs.
Ishte kjo një eksperiencë shumë e mirë e tenistëve më të talentuar kosovarë nga të cilët pritet që në një të ardhme shumë të afërt ta perfaqesojne Kosoven në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kliko per foto

Share this post