Hasani fitues i “Dielli TEB Open 2012”

  • Qer 03, 2012

Tenisti prizrenas, Gurash Hasani, vazhdon traditën e rezultateve të mira ndaj rivalit, Granit Bajraliu. Ai pas një loje më të frytshme shënoi fitore me rezultat 2:1 (7:6, 4:6, 6:0), në finalen e turneun “Dielli TEB Open 2012‏”, që u mbajt në fushën e tenisit “Nic Holding” në Muzakaj afër Prishtinës. Të dy tenistët treguan paraqitje të mira, mirëpo në setin e tretë ka ardhur në shprehje përgatitja fizike e Hasanit. Seti i parë ishte dramë në vete dhe i paqartë deri në pikën e fundit. Tenistët shfaqën lojë me rivalitet të madh, por në momentet vendimtare Hasani u tregua më i shkathët. Bajraliu ishte në epërsi në set me 4:5, por Hasani nuk lejojë të mposhtet, por rikthehet në rezultat, duke barazuar 5:5, 6:6 dhe në tai-brek ka qenë më i freskët duke fituar me 7:6. Edhe seti i dytë ishte dramatik, por tenisti prishtinas luajti më mirë sidomos e filloi furishëm. Bajraliu udhëhoqi edhe me 4:0, por epërsia e tij ngushtohet në 5:4. Prishtinasi ruajti nervat, dëshmoi gjuajtje më të sakta dhe fiton setin e dytë më shumë mund me 6:4 dhe barazoi rezultatin 1:1. Seti i tretë u prit të jetë edhe më dramatik, por nuk ndodhi ashtu. Hasani ishte më i përqendruar si dhe tregoi gjuajtje më të sakta, që ishte çelësi i fitores. Prizrenasi shkëlqeu në të gjitha pikëpamje në setin e tretë dhe fiton me 6:0, duke e fituar me rezultat të përgjithshëm 2:1. “Është hera e dytë që e fitoi këtë turne. Herën e parë e pata fituar në vitin 2010. Mendoj se konkurrenca nuk ka qenë aq e fortë, nuk e di pse, por gjysmëfinalja dhe finalja ka qenë shumë e fortë. Dëshira ime ka qenë më fituar turneun dhe këtë e kam arritur por nuk duhet harruar se në tenis mund të ndodhë të mos kesh ditën edhe të humbësh”, tha Gurash Hasani. Fitues i turneut pos trofeut të Kupës, ka fituar edhe 400 euro si shpërblim.

Share this post