Forta MORINA plasohet në gjysmëfinalen e turneut “Winter Open Championships of Macedonia”

  • Shk 21, 2021

Forta MORINA plasohet në gjysmëfinalen e turneut “Winter Open Championships of Macedonia”.

Tenistja jonë Forta Morina është plasur në gjysmëfinalen e turneut “Winter Open Championships of Macedonia”, për grupmoshën U16 që po mbahen në Shkup, Maqedoni.

Morina pas fitores ndaj bartëses së tretë (3) të turneut Katja Ivanovska 6-3 6-2 në xhiron e parë, në çerekfinale mposhti tenisten Ana Stojanovka me rezultat 6-4 6-4.Të dy meçet ishin mjaftë të forta.

Share this post