Federata e Tenisit organizon seminar për përgaditjen mentale në tenis me Igor Saric nga Kroacia

  • Sht 24, 2017

Në vazhdimësi të ndritjes së zhvillimit të trajnerëve dhe të ngritjes së cilësisë së tenisit në Kosovë Federata e Tenisit më 29, 30 Shtator dhe 1 tetor 2017 në Prishtinë, organizon seminarin për përgaditjen mentale në tenis.
Ligjerues do jetë Igor Sharic nga Kroacia, i cili për 15 vite ishte lojtar profesionist i tenisit dhe anëtar i përfaqësueses së Kroacisë në Davis Cup. Ishte edhe trajner i tenisit duke punuar me një numër të madh të tenistëve elitar. Ka diplomuar në Zagreb në fakultetin e Kineziologjisë.
Sharic është autor i librit “Çdo gjë është e mundur” që është libër për optimizmin dhe motivimin e tenistëve dhe trajnerëve e bazuar në eksperiencën e lojtarëve dhe trajnerëve të mëdhenjë.
Përgaditja mentale e sportistëve është aspekti më i rëndësishëm i zhvillimit të sportit kulminant, që fatëkeqësisht te ne në Kosovë nuk është duke patur rëndësinë e duhur. Një trajner i njohur i tenisit ka thënë që “edhepse përgaditje fizike dhe tekniko-taktike është shumë e rëndësishme në fund dallimin e sportistëve kulminant e bënë përgaditje psiqike është 80-85% faktor për arritjen e rezultateve kulminante”.

Temat e seminarit:
E premte: Hyrje në trajnimin mendor, koncentrimi, vizualizimi dhe motivimi
E shtunë: Vetebesimi, kontrolla e emocioneve, presioni dhe ritualet
E diel: Përvoja e Davis Cup, luajtja në zonë, relaksimi progresiv dhe trajnimi autogjen

Share this post