Kampi zhvillimor U14

Në datat 1-4 prill 2021 do të organizohet kampi zhvillimor 4-ditor për grupmoshat U14. Ky kamp do të kontribuojë në cilësinë e tenistëve tonë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pjesëmarrës do të jenë 8 tenistë (4 vajza dhe 4 djem) të cilët do të përzgjedhen nga selektori në bashkëpunim me drejtorin për zhvillim.

Kampi do të ketë në fokus trajnimin:

  • teknik dhe taktik; dhe
  • kondicional.

Emrat e trajnerëve dhe vendngjarja e kampit do të caktohen së paku dy javë para fillimit të kampit.