EUROKOS JH sponzor i Federatës së Tenisit të Kosovës

  • Qer 08, 2021

Pronari i EUROKOS JH z. Ylber Shamolli dhe kryetari i FTK-së z. Jeton Hadergjonaj kanë lidhur marrëveshje për sponzorizim me qëllim të avancimit të tenisit në Kosovë. Z. Shamolli tha se përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të synohet të kontribohet në zhvillimin e tenisit në vend, ndërkohë që Kryetari i federatës z. Hadergjonaj u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje e cila do të thotë shumë për tenisin, pasi do të mundësojë promovimin dhe zhvillimin e sportit në vend.

Urojmë që në të ardhmen të arrihen marrëveshje të tjera të tilla!

Share this post