EKIPI I KOSOVËS PËR ‘DAVIS CUP’ 2022

  • Qer 18, 2022

Pas zhvillimit të ndeshjeve parakualifikese dhe atyre kualifikuese, konfirmohet ekipi i Kosovës për Kampionatin Botëror të Tenisit për meshkuj ‘Davis Cup’, që do të mbahet në Baku të Azerbajxhan-it, me datë 27-31 Korrik 2022!

Ju prezentojmë me grupin përfaqësues të Kosovës në ‘Davis Cup’ që përbëhet nga tenistët: Fresk Sylhasi, Granit Bajraliu, Jasin Jakupi, Mal Agushi dhe Vullnet Tashi, në krye me kapitenin Naim Shehu.

Ekipit i urojmë shumë suksese në këtë garë me rëndësi kaq të madhe!

Share this post