Down Sindrom 2012

  • Maj 04, 2012

Me datën 30 Prill 2012, në Klubin e Tenisit “Prishtina”, ne Breg te Diellit, është mbajtur aktiviteti i parë i tenisit në 2012, për fëmijet e prekur me Down Sindrom. Aktiviteti i parë i këtij lloji u pat realizuar në të njëjtin vend, në Nëntor të vitit 2011 por u pat ndërprerë për shkak të dimrit që pasoi. Në fillim të Prillit 2012, KT Prishtina dhe Down Syndrome Kosova kan nënshkruar një kontratë bashkëpunimi, me të cilen klubi do të japë kurse për fëmijë me Down Sindrom, Gratis, 1 herë ne javë gjatë tërë vitit.

Share this post