DITË E MBARË PËR TENISTËT KOSOVAR NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR ‘TIRANA OPEN U12

  • Pri 07, 2021

➡️Nina Thaqi, Learta Muharremi dhe Amar Rama me fitore në turneun ndërkombëtar ‘Tirana Open U12’ që po mbahet gjatë datave 5-11 Prill 2021.

Nina Thaqi ka mposhtur kundërshtaren nga Mali i Zi, Sofia Popovic me rezultat të ngushtë 7-5 4-6 10-6 , Learta Muharremi ka shënuar fitore kundër Eliana Chrys-Chikere nga Austria me rezultat 6-4 6-0, ndërsa Amar Ramës rusi Daniil Valter ia ka dorëzuar lojën.

Ju rikujtojmë se në këtë turne po marrin pjesë gjashtë tenistë nga Kosova duke përfshirë edhe Unik Ramadanin, Diar Ymerin dhe Dua Vaniqin.

I përgëzojmë tenistët tanë për paraqitjen duke ju uruar fat dhe suksese në meçet e radhës!🎾🇽🇰👏👏💪

Share this post