Diar Ymeri me fitore në turneun ndërkombëtar ‘Bellevue Cup 2021’

  • Pri 28, 2021

Gjatë datave 26 Prill- 2 Maj po mbahet turneu ndërkombëtar ‘Bellevue Cup 2021’ në Ulqin të Malit të Zi për kategorinë U12 i nivelit Tennis Europe.

Tenisiti jonë Diar Ymeri ka arritur të mposhtë tenisitin nga Shqipëria Armend Galiqi me rezultat 6-2 6-1.

Nga Kosova në këtë turne po marrin pjesë edhe Mei Hasanaj, Nina Thaqi, Dua Vraniqi dhe Learta Muharremi.Urime për Diarin dhe suksese të gjithëve!

Share this post