Dejza Shabi (Peja) dhe Filip Pavic (Gracanica) fitues te turneut “green” ne Peja ROG Open 2017

  • Maj 14, 2017

Anetarja e KT Peja Dejza Shabi dhe Filip Pavic nga Gracanica jane shpallur fitues te turneut green ne Peja ROG Open 2017.
Turneu eshte organizuar nga Klubi i Tenisit Peja ne mbeshtetje te Federates se Tenisit te Kosoves ku morren pjese te gjitha klubet kosovare.
Ne konkurencen e vajzave mbizoteruan anetaret e KT Peja pasi nga 4 vendet e para 3 i takua garueseve vendase.
Ne gjysemfinalen e pare Dejza Shabi e mposhti Sara Belegun nga Peja me rezultat 4/1 ne sete ndersa ne gjysemfinalen e dyte Orinda Gega nga Peja befasoi Altea Hajrizin nga Mitrovica duke e mposhtur me 4/4 (7/5).
Ne finale Dejza Shabi ishte bindese ne duel me Orinda Gegen duke shenuar fitore me 4/1 dhe 4/0 ne sete.
Ne konkurencen e djemve ne gjysemfinale u plasuan Filip Pavic (Gracanica), Dasar Ymeri (Prishtine), Semi Kito (Prizren) dhe Nart Doroci (Mitrovice).
Ne gjysemfinalen e pare Filip Pavic shenoi fitore me 4/0 ne geme kunder Nart Dorocit ndersa Dasar Ymeri ishte me i mire se Semi Kito ndaj te cilit triumfoi me 4/2 ne geme.
Meci final u pershkrua me loje interesante dhe pike te bukura nga te dy tenistet por me i mire dhe me i pergaditur ishte Fiip Pavic i cili mposhti Dasar Ymerin me 4/0 dhe 4/2 ne geme.
Me te miret nga organizatori u shperblyen me mirenjonje, medalje dhe kupa.

Fotot mund ti gjeni ketu: KLIKO

Share this post