Kupa e Kosovës në Tenis

Kupa e Kosovës në Tenis

Kupa e Kosovës në Tenis, që ndryshe quhet edhe “Masters Finals”, është turne përmbyllës i sezonit ku marrin pjesë katër ose tetë tenistët (shtetas të Kosovës) me më së shumti pikë të akumuluara gjatë vitit, brenda dhe jashtë vendit, në grupmoshë të caktuar. Fituesi i turneut shpallet “Fitues i Kupës së Kosovës në Tenis”.

Për të qenë nikoqir i turneve Klubet / Organizatorët duhet të aplikojnë tek Komisari së paku një (1) muaj para se të fillojë turneu. Në mungesë të aplikacioneve (të suksesshme), Komisari do të vendos për lokacionin se ku do të mbahen turnetë.

Numri i grupeve si dhe numri i tenistëve pjesëmarrës në turnetë përmbyllëse, varet nga numri i tenistëve pjesëmarrës në Kampionatin e Tenisit të Kosovës gjatë atij viti kalendarik, për grupmoshën dhe gjininë e caktuar.