29 Qershor 2020


Klubi i Tenisit Rilindja në bashkëpunim me FTK-në nga data 03 – 12 Korrik do të organizojnë turnet për të gjitha grupmoshat.
Më 03- 05 Korrik do të fillojnë turnet për veteran ndërsa më 4-5 do të mbahet turnet ROG.


Datat e turneve U12/U14/U16 do të koordinohen me organizatorin dhe publikohen ditëve në vijim.


Mënyra dhe kushtet e paraqitjesEmail: arian.-@hotmail.comCC: tour@tenniskosova.comEmail attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)


(Veteran)
Afati i paraqitjes: 02.07.2020 17:00

Shorti publikohet: 02.07.2020 18:00

Orari publikohet: 02.07.2020 21:00.


(ROG)


Afati i paraqitjes: 04.07.2020 09:00 (Green)

Shorti publikohet: 04.07.2020 09:00

Afati i paraqitjes: 05.07.2020 09:00 (Red,Orange)

Shorti publikohet: 05.07.2020 09:00

29 Qershor 2020

Shtyhet Davis Cup 2020


Me vendim të bordit drejtues të ITF për shkak të situatës pandemike shtyhen të gjitha ngjarjet e “Davis Cup 2020”.


Ngjarjet shtyhen për vitin 2021.

24 Qershor 2020


Federata Shqiptare e Tenisit organizon këtë fundjavë më 26-28 Qershor turneun “Tirana Open 2020” në National Sport Park- Tiranë, për kategorinë U10,U12, U16 dhe Adult.
Afati i fundit për paraqitje është data 25 Qershor, ora 18:00, ndërsa shorti hedhet në 21:00.
Pjesëmarrja 1500 LEK per Adult dhe 1000 per Juniors.
Të interesuarit mund të paraqitën në emailin: albanianopen@gmail.com
Për me shumë informata klikoni në linkun më poshtë:
https://courthive.com/t/006ebbd6-db98-4fbe-96a8-29cff4350cf0?fbclid=IwAR3GQq5UJF3HVGn2L4B0vm9BfDSYPlnBnwUgOBP8Bf-SVpe_g19UTah6NAg

24 Qershor 2020

Perfaqesues nga Federata e Tenisit dje murrën pjesë në aktivitetin e organizuar nga KOK për Ditën Olimpike, ku u zbuluan rradhët olimpik, dhe u mbollën pemët olimpike.

Në këtë rast FTK mbolli një pemë në kampusin e UP-së që simbolizon rritje dhe zhvillim.

24 Qeshor 2020

Shtyhet turneu “Peja Kids 2020”

Për shkak të situates pandemik, rritjes se numrit të të infektuarve ditëve të fundit, dhe ndjeshmërisë në kategori, FTK në bashkëpunim me K.T Peja ka vendosur të shtyhet në një afat të cakuar turneu “Peja Kids 2020” që ishte paraparë të mbahet këtë fundjavë.

Për turnet e ardhshem do të ju mbajmë të informuar në kohë.

22 Qershor 2020

Tenistet nga Klubi i Tenisit Trepca, Altea Hajrizi dhe Learta Muarremi zënë vendet e para në turneun” Vlora Juniors 2020″, që u mbajt në Vlorë më 20-21 Qeshor.

Altea Hajrizi zuri vendin e parë në kategorinë U12, ndërsa Learta Muharremi në kategorinë U10.

18 Qershor 2020

Federata Shqiptare e Tenisit këtë vikend më 20-21 Qershor organizon turneun “Vlora Open Juniors U10, U12”.

Të interesuarit mund të paraqiten në emailin albanianopen@gmail.com ose në fb Tenis Vlora Albania

Afati i pranimit NESER ora 18:00 dt 19/06/2020

Publikimi i shortit ora 21:00 dt 19/06/2020.

Ndeshjet do të fillojne në orën 10:00 diten e shtune dt 20/06/2020

Finalet do të zhvillohen diten e diele dt 21/06/2020

Kuota e turneut: 1000 Lek

Formati i shortit: Round robin dhe Eliminim, seti final match tiebreak (10 pike)

Akomodimi: Hotel Nacional 1200 Lek për Person (fjetja, mengjes) për lojtarët nga rrethet.

17 Qershor 2020

Rikthehen garat e tenisit

Federata e Tenisit e Kosovës do të i rikthehet garave të tenisit pas një shkëputje 2 mujore si pasojë e pandemisë Covid -19″

Turneu i parë pas kësaj shkëputje do të organizohet për kategorinë “ROG” nga Klubi i Tenisit Peja, në Karagaq-Pejë.

Turneu do të mbahët më 27-28 Qershor në Pejë.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES

Email: “kreshnik arifi” <kreshnik24@hotmail.com>
CC: tour@tenniskosova.com
CC: federation@tenniskosova.com
Email attachment: Foto Certifikatë të lindjes (vetëm herën e parë)
Afati i paraqitjes: 27.06.2020 09:00
Shorti publikohet: 27.06.2020 10:00

Kotizimi: €5.00

Vërejtje: Regjistrimi në FTK për tenistë për vitin 2020 në shumë €5.00 duhet paguar tek organizatori (ose në llogarinë bankare të Federatës 1701-0010-1076-1651) para zhvillimit të ndjeshjes.

14 Qershor 2020

Si pasojë e Covid 19 kalendari i garave 2020 ka pësuar disa ndryshime.

Kalendarin e përditësuar mund ta gjeni në linkun:

https://tenniskosova.com/…/20…/06/Kalendari-2020-12062020.pdf

05 qershor 2020

Sot zyrtarë nga Federata e Tenisit e Kosovës vizituan Klubin e Tenisit Trepça nga Mitrovica.

Burim Çitaku nga K.T. Trepça informoi për gjendjen ne Mitrovicë pas pandemisë dhe tha se klubi ka qenë i mbyllur plotësisht deri këtë javë kur edhe kanë nisur ushtrimet sipas rekomandimeve të pranuara.

Ai tha se në Mitrovcë ka vullneti dhe pasioni të lartë të fëmijëve për të ushtruar tenis mirëpo gjithsesi ka mungesë të infrastrukturës.

K.T. Trepça ka nisur me ushtrimet e rregullta dhe të interesuarit mund të i bashkohen klubit:

Klubi i Tenisit Trepça
Fb:Klubi i Tennisit Trepca Korja
Tel: 04926612