Categories
Lajmet

Përfunduan edhe garat e vajzave të grupmoshës U12

13 Gusht 2020


Përfunduan edhe garat e vajzave të grupmoshës U12


Sot në fushat e tenisit të K.T. Rilindja janë zhvilluar garat e vajzave U12, me ç ‘rast në finale arritën tensitet Altea Hajrizi nga K.T. Trepça dhe Meldina Mislimi nga K.T. Kalaja. Tenistja Altea pas një loje shumë të mirë arriti të mposhtë kundërshtaren e saj Meldina Mislimi në finale me rezultat 7:5 6:2.
Përveç garave U12 u mbajtën edhe xhirot e para të kategorisë Adult (M), ku u ndeshën:


-Granit Bajraliu kd Durim Morina 6:0 6:1-Fresk Sylhasi kd Arian Ibrahimi 6:2 RET – Meldin Mustafi kd Art Baruti 6:4 6:3-Melos Nallbani kd Besart Halimi 6:2 7:6 (4)


Nesër në gjysmëfinale do të ndeshën:


– Granit Bajraliu kd Fresk Sylhasi- Meldin Mislimi kd Melos Nallbani
Tutje po vazhdojnë edhe garat e kategorisë +35.


Rezultatet e plota i gjeni në linkun më poshtë:


https://courthive.com/live/FTK

Categories
Lajmet

[:sq]Melos Nallbani kampion në U16 ndërsa Altea Hajrizi kampione në U14, të turneu “Mjeshti&Rilindja Juniors 2020”.[:]

[:sq]

12 Gusht 2020


Melos Nallbani kampion në U16 ndërsa Altea Hajrizi kampione në U14, të turneu “Mjeshti&Rilindja Juniors 2020”.


Sot u zhvillua finalja e djemve të turneut “Mjeshtri&Rilindja Juniros 2020” për grupmoshën U16 ku u ndeshën Melos Nallbani dhe Drinor Shamolli. Nallbani nga K.T. Peja mposhti kundërshtarin e tij Shamolli me rezultat 2:0 në sete.


Përveç finales së djemve U16, sot u zhvilluan edhe meçet e vajzave të grupmoshës U14. Në finale arritën Altea Hajrizi dhe Meldina Mislimi. Altea zuri vendin e parë duke mposhtur kundërshtaren e saj 6:4 6:4.
Meçet e radhës po zhvillohen për kategorinë +35 të cilat kanë nisur sot. Nesër nisin edhe garat e vajzave të grupmoshës U12 si dhe xhirot e para për kategorinë Adult.


Detajet i gjeni në courthive: https://courthive.com/live/FTK

#Mjeshtri #KlubiiTenisitRilindja #Juniortour #Tennistour #Tennis #Tennislove #FTK #KosovoTennis

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Kanë përfunduar finalet e djemve të grupmoshës U12 dhe U14[:]

[:sq]

11 Gusht 2020

Kanë përfunduar finalet e djemve të grupmoshës U12 dhe U14 të turneut “ Mjeshtri&Rilindja Juniors 2020” organizuar nga K.T. Rlindja në bashkëpunim me Mjeshtrin dhe FTK-në.

Sot në finalen e djemve të grupmoshës U12 u ndeshën tenistët Salidin Rama dhe Yll Smakolli. Rama nga K.T. Kalaja mbizotëroi në rezultat 6:2 6:3 duke zënë vendin e parë në kategori.

Në U14 në finale u ndeshën Filip Paviç kd Baton Haxhiu. Filip Paviç pas një loje shumë të fortë me Baton Haxhiun arriti të mposhtë kundërshtarin me rezultat 6:0 3:6 6:1.

Përveç garave për U12 dhe U14 sot u mbajtën edhe garat e kategorisë U16 për djem, ndërkaq në mungesë të paraqitjeve të vajzave turneu U16 për vajza është anuluar.

Në gjysmëfinalen e djemve u ndeshën:

Melos Nallbani kd Fresk Sylhasi 6:2 7:5
Drinor Shamolli kd Jon Jakupi 7-6(4) 6:3

Finalja e U16 ndërmjet Melos Nallbanit dhe Drinor Shamollit do të zhvillohet nesër nga ora 16:30.

Nesër duke filluar nga ora 18:00 nisin edhe garat e Veteranëve.

Rezultatet, shortet dhe oraret e plota mund t’i gjeni në portalin courthive përmes linkut:

https://courthive.com/live/FTK
[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Ka përfunduar turneu Peja Kids 2020[:]

[:sq]

10 Gusht 2020


Në terenet e tenisit “Enes Nallbani” është zhvilluar turneu i dytë i këtij stinori për kategorinë ROG.


Ky turne është organizuar nga KT Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës dhe Komunën e Pejës. Gjatë dy ditëve të turneut morën pjesë gjithsej 43 tenistë dhe teniste nga të gjitha klubet e Kosovës.


Në kategorinë RED për vajza vendi i parë i takoi Lina Dreshaj nga KT Peja e cila në finale ishte më e mirë se Inara Ymeri nga Prishtina.


Në kategorinë RED për djem më i miri doli Heron Ajeti nga Prishtina duke mposhtur në finale Shuajb Myrta nga Hot-Shot (Gjakovë).


Në kategorinë ORANGE për vajza pozita e parë i takoi Erza Ajazaj nga Prishtina e cila në finale shënoi fitore ndaj Morea Dreshaj nga Peja.


Në kategorinë ORANGE për djem formën më të mirë e tregoi Ron Ramadani nga Prizreni pasi në finale ishte më i mirë se Erdi Musliu nga Prishtina.


Në kategorinë GREEN për vajza kampion u shpall Learta Muharremi nga Mitrovica e cila në finale shënoi fitore ndaj Amela Xërxa nga Gjakova.


Në kategorinë GREEN për djem më i miri doli Unik Ramadani nga Prizreni duke mposhtur në finale Erion Prizrenin nga Prishtina.


Turneu Peja ROG Open 2020 është organizuar duke rrespektuar masat mbrojtëse kundër pandemise së koronavirusit.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Ka filluar turneu “Mjeshtri& Rilindja Juniors 2020 – U12&U14”[:]

[:sq]

10 Gusht 2020


Ka filluar turneu “Mjeshtri& Rilindja Juniors 2020 – U12&U14”.

Në fushat e tenisit të K.T Rilindja kanë nisur garat e para për grupmoshën U12 dhe U14.


Sot u mbajtën xhirot e para për kategorinë djem. Në grupmoshën U12 në finale arritën Salidin Rama dhe Yll Smakolli. Ndërsa në grupmoshën U14 në finale kanë arritur Filip Paviç dhe Baton Haxhiu.


Finalet e djemve do të mbahen nesër, ndërsa garat për kategorinë vajza për grupmoshën U12 dhe U14 nisin të mërkurën më 12 gusht.

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Shtyhen për të hënën (10 gusht) turnet e K.T Rilindjes dhe Mjeshtrit[:]

[:sq]

08 gusht 2020

Për shkak të motit me shi dhe kushteve të papërshtatshme, K.T Rilindja ka shtyer turnet të cilat ishin planifikuar të fillojnë me grupmoshen U12 të premten që lam pas.

Turnet shtyhen për të hënen më 10 Gusht me kategorinë U12.

Afatet për paraqitje një (1) ditë para fillimit të turneve, ora 17:00.

Shorti hedhët një ditë para turneut në orën 18:00, orari në orën 21:00.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES

Email: tour@tenniskosova.com
Cc: federation@tenniskosova.com
Email attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]K.T Rilindja me “Mjeshtrin” organzojnë turnet Junior, Adult (M) dhe Seniors.[:]

[:sq]

03 Gusht 2020

Klubi i Tenisit Rilindja në bashkëpunim me “Mjeshtrin” organzojnë turnet Junior, Adult (M) dhe Seniors.

Turneut do të fillojnë 07 gusht me kategorinë U12&U14 dhe Seniors të cilat pritën të zgjasin deri më 09 gusht.

Më 10-11 mbahën turnet për grupmoshat U16, ndërsa nga 12-15 fillojnë grupmoshat Adult, meshkuj.

Afatet për paraqitje një (1) ditë para fillimit të turneve, ora 17:00.

Shorti hedhët një ditë para turneut në orën 18:00, orari në orën 21:00.

MËNYRA DHE KUSHTET E PARAQITJES

Email: tour@tenniskosova.com
Cc: federation@tenniskosova.com
Email attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)

#Mjeshtri #KlubiiTenisitRilindja #Juniortour #Tennistour #Tennis #Tennislove #FTK #KosovoTennis

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]K.T. Peja organizon turneun “Peja KIDS 2020″[:]

[:sq]

03 Gusht 2020

Këtë fundjavë K.T. Peja organizon turneun “Peja KIDS 2020” për grupmoshat ROG.

Turneu ishte paraparë të mbahët më 27-28 Qershor, mirëpo për shkak të pandemisë ishte shtyrë një një afat të pacaktuar.

Turneu mbahët në Karagaç-Pejë më 08-09 Gusht.

Mënyra dhe kushtet e paraqitjes

Email: kreshnik24@hotmail.com
CC:tour@tenniskosova.com
Email attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)

Afati i paraqitjes për turne:

Afati i paraqitjes fizike (Red): 08.08.2020 12:30
Afati i paraqitjes fizike (Orange): 08.08.2020 14:00
Afati i paraqitjes fizike (Green): 09.08.2020 12:30

#KlubiiTenisitPeja #TennisKIDS #Under10tour #tenislover #Pejë #Karagaç #TennisKosova #FTK

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Këtë fundjavë K.T. Peja organizon turneun “Peja KIDS 2020″[:]

[:sq]

03 Gusht 2020

Këtë fundjavë K.T. Peja organizon turneun “Peja KIDS 2020” për grupmoshat ROG.


Turneu ishte paraparë të mbahët më 27-28 Qershor, mirëpo për shkak të pandemisë ishte shtyrë një një afat të pacaktuar.

Turneu mbahët në Karagaç-Pejë më 08-09 Gusht.


Mënyra dhe kushtet e paraqitjes


Email: kreshnik24@hotmail.comCC:tour@tenniskosova.comEmail attachment: Foto ID (vetëm herën e parë)

Afati i paraqitjes për turne:


Afati i paraqitjes fizike (Red): 08.08.2020 12:30

Afati i paraqitjes fizike (Orange): 08.08.2020 14:00

Afati i paraqitjes fizike (Green): 09.08.2020 12:30


#KlubiiTenisitPeja #TennisKIDS #Under10tour #tenislover #Pejë #Karagaç #TennisKosova #FTK

[:]
Categories
Lajmet

[:sq]Vesa GJINAJ kampione e turneut ” Ladies OPEN 2020″[:]

[:sq]

02 Gusht 2020

Vesa GJINAJ kampione e turneut ” Ladies OPEN 2020″.

Sot Gjinaj zuri vendin e parë në turneun e organizuar për moshën e rritur ” Ladies Open 2020″.

Gjinaj u përballë në finale me tenistën Aja Broqi, me ç’rast e mposhti me rezultat 2:0.

Turneu u organizua nga Federata e Tenisit e Kosovës me sponzorin kryesor BKT Kosova.

#LadiesOPEN2020 #Womentour #WTA #BankaKombetareTregtare #bktkosova #TennisKosova #FTK #Tennislove #winners

[:]