Blearta Ukëhaxhaj kampione e ‘Peja Ladies Open 2021, by BPB’ dhe Fresk Sylhasi kampion i Turneut Memorial ‘Arben Zeka 2021, by BPB’

  • Qer 08, 2021

Gjatë vikendit që lam pas janë zhvilluar turnet ‘Peja Ladies Open 2021, by BPB’ dhe Turneu Memorial ‘Arben Zeka 2021, by BPB’

Nikoqir i këtyre turneve ishte Klubi i Tensiti Peja ku turnet u zhvilluan në fushat e tenisit ‘Enes Nallbani’ në Pejë.

Në turneun ‘Peja Ladies Open 2021, by BPB’ fituese doli Blearta Ukëhaxhaj duke mposhtur në finale Aja Broqin, ndërsa gjysmëfinaliste ishin Forta Morina dhe Marija Dukiç.Ndërsa në Turneun Memorial ‘Arben Zeka 2021, by BPB’ fitues u shpall Fresk Sylhasi i cili në finale mposhti Meldin Mustafin, gjysmëfinalist ishin Granit Bajraliu dhe Melos Nallbani.

Këta turne do të ishte e pamundur të realizoheshin pa ndihmën e sponzorit të artë të FTK-së dhe këtyre turneve Bankën për Biznes në bashkëpunim me Klubin e Tenisit Peja, Komunën e Pejës dhe Federatës së Tenisit e Kosovës.

I urojmë të gjithë fituesit dhe suksese të gjithëve!

Share this post