Blearta UKËHAXHAJ – ‘ITF World Participation Conference’!

  • Kor 04, 2022

Blearta Ukëhaxhaj është njëra nga folëset në ‘ITF World Participation Conference’

Federata Ndërkombëtare e Tenisit gjatë datave 19-21 Korrik 2022 do të mbajë ‘ITF World Participation Conference 2022’.

Për herë të parë Federata e Tenisit e Kosovës do të ketë mundësi të prezantohet në këtë konferencë botërore.

Në mesin e shumë ekspertëve të tenisit që do të prezantojnë në këtë konferencë, menaxherja e ‘Tennis Festival 2022’, Blearta Ukëhaxhaj do të prezantojë projektin e realizuar në 11 komuna të Kosovës nga Federata e Tenisit e Kosovës në bashkëpunim me Federaten Ndërkombëtare të Tenisit, në kuadër të programit ITF Junior Tennis Initiative.

Share this post