Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
Drejtori Ekzekutiv i Bankës për Biznes z. Arton Celina, dhe Kryetari i FTK-së z. Mejdi Rexhepi kanë lidhur marrëveshje për sponsorizim me qëllim të avancimit të sportit të tenisit në Kosovë.
Z. Celina tha se përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të synohet të kontribuohet në zhvillimin e tenisit në vend, ndërkohë që Kryetari i federatës z. Rexhepi u shpreh tejet i lumtur për këtë marrëveshje e cila do të thotë shumë për tenisin, pasi do të mundësojë promovimin dhe zhvillimin e sportit në vend.
Duke shprehur mirënjohjet për bankën BPB, Kryetari Rexhepi tha se kjo marrëveshje do të jetë investim strategjik që Kosova të jetë shoqëri e sportit.
Kjo marrëveshje është njëheri marrëveshja e parë e federatës për një sponsorizim më afatgjatë, ndërkohë që synohet të arrihen edhe marrëveshje të tjera të tilla në të ardhmen.