Shtëpia e Sportit
Rr. “Agim Ramadani” Nr. 253
10000 Prishtinë
(+383) 45 242 441
Administrata: federation@tenniskosova.com
Garat: tour@tenniskosova.com
17 Shtator 2019
“ATP Cup” lansohet në 2020
Asociacioni i Tenistëve Profesionistë (ATP) në bashkëpunim me Tennis Australia më 3 janar 2020 do të lansojë garën e shteteve “ATP Cup”.
Garat do të mbahen në Përth, Sidnej dhe Brizbejn.
Gjithsej 24 shtetet më të ranguara – të ndara në 6 grupe nga 4 shtete secila – do të luftojnë për titullin e kampionit.
Me fond prej USD 15mln kjo garë do të joshë emrat më të mëdhenj të tenisit përfshirë Federer-in, Nadal-in, Gjokoviq-in e Mërri-n.