ARLINDA RUSHITI VAZHDON ME FITORE, ARRIN NË ÇEREKFINALE NË ITF WORLD TENNIS TOUR, MONASTIR W25

  • Jan 17, 2022

10-16 Janar 2021 po mbahet turneu ITF World Tennis Tour ‘Magic Hotel Tours’ W25 Monastir, në Monastir të Tunizisë.

Tenistja, Arlinda Rushiti pas një ndeshjeje në tre sete ka mposhtur tenisten nga Hong Kong, Eudoce Chong me rezultat 6-3 2-6 7-5.Nesër në çerekfinale, Rushiti do të përballet me francezen, Carole Monnet e cila renditet në poziten e 311 në ranglisten botërore.

Kujtojmë se Rushiti javën që lam pas shënoi një sukses historik duke arritur në finale të ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ W25 Monastir.I urojmë shumë fat dhe suksese në çerekfinale!

Share this post